Miratohet projektligji, çdo dyqan do të ketë çmimin e artikujve që tregton (24 Prill 2001)


Miratohet projektligji, çdo dyqan do të ketë çmimin e artikujve që tregton (24 Prill 2001)

14:57 24/04/2001

Ndodh që të hysh në ndonjë nga dyqanet e kryeqytetit për të blerë mallra ushqimore dhe pasi dëgjon nga shitësi shumën totale në lekë të ushqimeve që ke blerë, mbetesh i habitur. Shuma që duhet të paguani është më e lartë sesa kishit parashikuar. Kjo ndodh sepse disa nga tregtarët e ndershëm nuk kanë shumë dëshirë që çdo mall t’a shoqërojnë me çmimin përkatës dhe arsyeja është e qartë, fitim sa më i madh në një kohë sa më të shkurtër. Por., e gjithë kjo bie në kurriz të konsumatorëve.

Ndërkohë nga organet tatimore është projektuar një projektligj si kusht për të gjithë biznesmenët dhe tregtarët e mëdhenj që të publikojnë çmimet e mallrave që shesin. Kjo gjë duket se është kuptuar pozitivisht nga një pjesë e mirë e tregtarëve të cilëve u pëlqen të jenë korrekt me konsumatorin. Nga një pjesë e tregtarëve të mëdhenj ky projektligj është kundështuar pasi kuptohet, u heq atyre lëvizjen e çmimeve sa herë të duan dhe sigurisht u humbet përgjithmonë superfitimet që ata krijojnë në rastet e festave.

Gjithashtu sipas këtij projektligji për të shmangur manipulimet me çmimet e shitjes së mallrave dhe shërbimeve më kryesore, është parashikuar përllogaritja e çmimeve reale të tregut./tvklan.al






Të ngjashme