Miratohet projektligji i ri për tokën dhe pronat (19 Shkurt 2001)
Brenda dy vitesh shteti do të transferojë një pjesë të pronave shtetërore në njësitë e qeverisjes lokale. Pushteti lokal do të marrë në pronësi drejtoritë arsimore, shkollat, kopshtet, çerdhet, shtëpitë dhe qendrat kulturore, shtëpitë e lindjes dhe qendrat shëndetësore si dhe ndërtesat e komunave dhe bashkive.
Ky projektligj i kabinetit Meta është diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Në komisionet parlamentare ka mbërritur dhe një projektligj për administrimin e tokës. Do të krijohen sesione të veçanta nëpër rrethe për administrimin e tokave të cilët kanë të drejtën e gjobës deri në 50 mijë lekë të reja në rastet e kundravajtjeve./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame