Komisioni i Jashtëm i PE “pro” raportit për Shqipërinë
Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian miratoi raportin e eurodeputetit Knut Fleckenstein për ecurinë e proceseve integruese të Shqipërisë për vitin 2018.
Raporti mbështet hapjen e negociatave të antarësimit për Shqipërinë në Qershor të 2019-ës, me kusht përmbushjen e të gjitha kritereve të nevojshme.
Vlerësim jepet për progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e Vettingut.
Por aty shprehet shqetësimi për nivelin e lartë të korrupsionit, mungesën e efikasitetit në sistemin e drejtësisë dhe procedurat e vështira që pengojnë investimet në vend.
Kërkohen po ashtu me këmbëngulje rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, drogës pastrimit të parave, zgjidhjen e çështjes së pronave etj.
Tv Klan