Miratohet stadiumi i ri i Chelsea
Chelsea pritet të bëhet me stadium të ri. Projekti është gati prej kohës, por klubi londinez mori miratimin për ndërtimin e tij. Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan dha pëlqimin për arenën 60 mijë vendëshe që do të kushtojë 600 milionë euro.
Stadiumi i ri pritet të nisë ndërtimin në mesin e 2018 dhe parashikohet që të hapet në sezonin 2021-2022. Chelsea aktualisht luan në një arenë të ndërtuar në 1877, që është rinovuar për herë të fundit në vitet ’90 të shekullit të kaluar.
Projekti i “Stamford Bridge” është me një akritekturë moderne dhe është ideuar nga e njëjta studio që ka projektuar edhe Allianz Arena dhe stadiumin olimpik të Pekinit. Sëbashku me arenën e re do të investohet edhe në zonë përreth, ku do të preket më shumë transporti publik.
Tv Klan