11:08 17/02/2014Mengjesin e sotmë është konstatuar se zyrat e Komunës Kaçinart në Mirditë janë grabitur.Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune Petrit Bardhi. Ai ka njoftuar policinë pasi ka konstatuar se është boshatisurr kasaforta në zyrën e Financës.Bardhi thotë për mediat se personat kanë hyrë nga dritarja duke vjedhur paratë e që gjendeshin në kasafortë. Ende nuk bëhët e ditur se sa është shumë vjedhur.Polica e Mirditës po heton në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë të ndalur.Javën e kaluar ishin zyrat e shtetit në Bulqizë që u grabitën. redaksia.e.gj