Mirëpresin vjeshtën të zhveshur nudo


Mirëpresin vjeshtën të zhveshur nudo

23:15 26/09/2017

Rreth 400 notarë të zhveshur nudo celebruan ditën e parë të vjeshtës në një zhytje në Detin e Veriut.

Eventi i përvitshëm celebrohet në Britaninë e Madhe me rastin e ekuinaksit te vjeshtës. Qindra persona të moshave të ndryshme u zhvishen tërësisht deri në lindje të diellit. Ata duruan për një kohë të gjatë  temperaturat tepër të ulëta të Detit te Veriut.

Veç simbolikës së lidhur me ditën e parë të vjeshtës, ngjarja ka si qëllim edhe mbledhjen e fondeve për bamirësi. Paratë e mbledhura përdoren për t’ju ardhur në ndihmë organizatave që kujdesen për të sëmurët e shëndetit mendor.

Eventi u organizua për herë të parë në vitin 2012 nga një vajzë që vuante nga dëmtimi konjitiv dhe që si rrjedhojë e kontaktit më natyrën shënoi përmirësime të ndjeshme. /Tv Klan

 

 

 





Të ngjashme