Miri Hoti merr detyrën si kryebashkiaku i ri i Durrësit – (23 Tetor 2000)


Miri Hoti merr detyrën si kryebashkiaku i ri i Durrësit – (23 Tetor 2000)

21:48 23/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Zyrtarizohet sot kryebashkiaku dhe këshilli i ri bashkiak i Durrësit. Më parë është votëbesuar këshilli i ri bashkiak, që përbëhet nga 45 anëtar dhe siç pritej 20 anëtarët e PD munguan. Më pas zv/kryeministrja Çeço i vuri shiritin kryebashkiakut të ri socialistit Miri Hoti. Nga ana e tij Hoti, premtoi se do të punojë me ndershmëri për qytetarët durrsakë, që e votuan.

Miri Hoti, Kryetari i Bashkisë Durrës:- “Do të bëjmë në fillim atë më të domosdoshmen, më jetiken, ujin dhe dritat. Nuk do të lejojmë, që industria të punojë me korrentin e papaguar dhe banorët e kënetës të mos kenë dritë dhe fëmijët e tyre të mos mësojnë në shkollë. Na takon neve t’i ndihmojmë ata banorë dhe t’i krijojmë atyre një infrastrukturë të domosdoshme”.

Zv/kryeministrja Çeço shprehu besimin e qeverisë shqiptare, që këto përgjegjësi bashkia e Durrësit me kreun e ri të saj, do të dijë t’i menaxhojë më mirë për qytetarët durrsakë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme