Mishi i importuar në vend me shkallë të lartë sigurie dhe pa ngarkesa bakteriale (29 dhjetor 2000)


Mishi i importuar në vend me shkallë të lartë sigurie dhe pa ngarkesa bakteriale (29 dhjetor 2000)

15:22 29/12/2000

Në vendin tonë vetëm gjatë këtij viti janë kryer 1400 analiza për mishin e importuar. Nga këto analiza laboratorike, rreth 340 janë kryer nga Instituti i Kërkimeve Veterinare dhe pjesa tjetër nga Ministria e Bujqësisë dhe laboratorët rajonalë. Nga këto analiza rezulton se mishi i importuar në 95% të rasteve, është më shkallë sigurie dhe pa ngarkesa bakteriale. Dragush Mati, drejtori i Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, thotë:

“Është fuqizuar kontrolli në postat veterinare kufitare në të gjitha pikat e hyrjes ku veterinerët janë instruktuar pas takimeve të posaçme të kryera për të fuqizuar shkallën e kontrollit. Gjithashtu të gjithë laboratorët veterinarë në të gjith rajonet e vendit, dhe tashmë ne kemi rreth 12 laboratorë rajonal veterinar, janë në eficencë të plotë, kryejnë të gjitha analizat e nevojshme për të realizuar një shkallë sigurie të lartë për konsumatorin shqiptar.”

Deri para vitit 1997, të drejtën për të bërë analizat laboratorike të mishit të importuar e kishte vetëm Instituti i Kërkimeve Veterinare. Ndërsa sot funksionojnë dy laboratorë në qytetet kryesore të Shqipërisë si dhe postat e inspektimit veterinar në pikat doganore si ajo e Durrësit, Vlorës, Kapshticës, Qafë Thanës e të tjerë./tvklan.al






Të ngjashme