Mishi i lopëve të sëmura përhapet në 11 shtete të Evropës
Njëmbëdhjetë vendeve të Bashkimit Europian kanë importuar mish nga një thertore polake ku kishte lopë të sëmura. Zyrtarët e BE-së thonë se është urdhëruar të bëhen kontrolle urgjente.
Autoritetet në Poloni kanë identifikuar 9.5 ton mish viçi të nxjerrë nga kjo thertore, 2.5 ton prej të cilave janë eksportuar. Vendet e prekura janë Estonia, Finlanda, Franca, Hungaria, Lituania, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia, Gjermania dhe Sllovakia.
Skandali shpërtheu pas transmetimit të pamjeve të realizuara me kamera të fshehtë. Nga investigimi u zbulua se shumë lopë të sëmura ishin therrur dhe ishin hedhur në treg, kurse të tjera ishin gati për të kaluar në thertore.
Një zyrtar polak u shpreh se aktiviteti i paligjshëm kryhej gjatë natës në mënyrë që të shmangeshin kontrollet dhe mbikëqyrja e autoriteteve. Kjo thertore u mbyll, ndërsa mishi në tregun polak u tërhoq me urgjencë.
/tvklan.al