Misionarja Eleonorë del nga greva e urisë – (28 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pas katër ditëve grevë në tempullin e misionit të shenjtë, vetëm zonja Eleonorë ka dalë nga greva. Dalja e saj nga vetëflijimi justifikohet me kontaktin shpirtëror që ka pasur ajo me misionin hyjnor. Ndërsa besimtarët e tjerë që gjenden ende në grevë urie, presin vendimin zyrtar nga organet kompetente. Eleonora, pasi ka paguar shumën prej 25 mijë dollarësh pronarit të Bogdanëve, për 500 metra dhe është në tratativë sërish për të paguar edhe 1000 metra të tjerë.
Eleonora:- “Në ditën e tretë të grevës, mu komunikua nga lidhja hyjnore që qeveria shqiptare së shpejti do të dërgojë një mesazh pozitiv në lidhje me mos cenimin, ose në lidhje me kërkesën për mos cenimin e objekteve tona shpirtërore. Që nga ai moment neve festuam në mënyrë shpirtërore, për mesazhin e mirë ose lajmin e mirë që morëm nga lidhja hyjnore”.
Ndërsa Mit’hat Havari drejtor i policisë ndërtimore, i qëndron fjalës së thënë, por aktualisht ai pret përgjigje nga zyra juridike, e cila po merret me verifikimin e dokumenteve. Për 9 besimtarët grevistë gjendja shëndetësore është rënduar. Fjala e fundit pritet të jepet para afatit përfundimtar, kur pritet që Havari të ndërhyjë me fadromë këtu./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti