Misioni Ekonomik Austriak në ndihmë të Dhomës së Tregtisë dhe bizneseve shqiptare (1 Prill 2001)


Misioni Ekonomik Austriak në ndihmë të Dhomës së Tregtisë dhe bizneseve shqiptare (1 Prill 2001)

12:39 01/04/2001

Prej ditës së sotme një mision ekonomik i përfaqësuar nga firma austriake ndodhet në vendin tonë. Në takimin e kryer në Hotel Rogner, krahas biznesmenëve austriakë merrnin pjesë përfaqësues të Dhomës së Tregtisë si dhe përfaqësues së zyrës së Këshilltarit Tregtar të Ambasadës Austriake këtu në Tiranë.

Zoti Luan Bregasi, kryetar i Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë në fjalën e tij përshëndetëse tha se është hera e parë që nga një vend i KE-së vjen një numër kaq i madh përfaqësuesish të firmave austriake. Më pas zoti Bregasi theksoi se ardhja e këtij misioni ekonomik është një lajm i mirë jo vetëm për biznesmenët tanë, por edhe për popullin shqiptar i cili e dëshiron shumë zhvillimin ekonomik nëpërmjet këtyre bashkëpunimeve.

Ndërkohë nesër në Dhomën e Tregtisë, biznesmenët shqiptarë dhe austriakë do të kenë mundësi të vendosin kontakte midis tyre./tvklan.al






Të ngjashme