Misioni MAPE, Neritan Ceka – (23 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ekspertët e policisë të misionit të MAPE-s do të zbresin në drejtoritë e komisariateve të policive të rretheve për të ndikuar në përmirësimin e luftës ndaj kriminalitetit. Misioni i MAPE-s ka marrë përspër jo vetëm trajnimin e forcave të policisë por dhe ndihmën në mjete logjistike.
Kryetari i komisionit parlamntar të rendit dhe SHIK-ut Neritan Ceka ka marrë garanci nga drejtuesit e MAPE-s për veprimtarinë e mëtejshme.
Neritan Ceka:- “Ne jemi të kënaqur që brenda një periudhe të shkurtër janë trajnuar nga MAPE 1800 policë. Në 1 Mars hapet shkolla e re e trajnimit për policët dhe oficerët e policisë por në sens më të ngushtë dmth për specialitete të ngushta do të hapet në Durrës dhe për një bashkëpunim më të ngushtë të MAPE-s për sektorë të specializuar, veçanërisht të policisë kriminale dhe të forcave special”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame