Misit i hiqet kurora pas “skandalit seksual”
Misit të Britanisë së Madhe, Zara Holland, i është hequr kurora. Arsyeja e këtij vendimi ka ardhur nga imazhi negativ që ajo ka përçuar në “reality show-n”, “Love Island” ku është pjesëmarrëse, pasi ka bërë seks me një nga konkurentët e këtij programi.
Pas këtij vendimi, Zara Holland është shprehur e keqardhur, duke thënë se nuk ka mundur t’i rezistojë një nate pasioni që i kushtoi asaj kurorën. 20-vjeçarja është kapur në një moment pasioni me një konkurret të ri në “Love Island”, 24-vjeçarin Alex Bowen.“Jemi të ndërgjegjshëm se të gjithë bëjnë gabime, por Zara, e cila është edhe Ambasadore si Mis Britania e Madhe kishte përgjegjësi në rolin e saj”,
– janë shprehur organizatorët./tvklan.al