Miss Kanadaja kritikohet për kilogramët e tepërt


Miss Kanadaja kritikohet për kilogramët e tepërt

23:24 02/02/2017

Miss Universe 2017 i fituar nga francezja Iris Mitnaer bëri xhiron e mediave botërore, por në Web vëmendja i shkoi kanadezes 23-vjeçare Siera Bearchell, mbi të cilën u lëshuan një lumë kritikash lidhur me peshën e saj.

Në disa media Showbiz-i por edhe rrjetet sociale, Miss Kanadaja, e cila u rendit mes 10 më të mirave në konkurrim, u akuzua se është tepër e shëndoshë për një konkurs bukurie.

1

Nuk ka vonuar përgjigja e bukuroshes 23-vjeçare e cila shprehet se është e vetëdijshme për format e saj, por thekson se brezi i ri i modeleve duhet të përfaqësoje diversitetin trupor.

Në Miss Universe morën pjesë edhe Lindita Idrizi nga Shqipëria, dhe argjentinasja Camila Barraza e cila përfaqësonte Kosovën./TV KLAN





Të ngjashme