Miss Shqipëria 2001 nis seleksioninin e vajzave pjesëmarrëse (13 Mars 2001)


Miss Shqipëria 2001 nis seleksioninin e vajzave pjesëmarrëse (13 Mars 2001)

13:58 13/03/2001

Konkursi mbarëkombëtar Miss Shqipëria 2001, ka filluar fazën e parë të seleksionimit të tij. Janë paraqitur rreth 120 vajza me origjinë nga të gjitha rrethet e vendit ku mbizotëronin Tirana dhe Shkodra. Për kurorën e Miss Shqipëria 2001 janë paraqitur dhe vajza nga Maqedonia dhe Kosova.

Ky edicion që nga organizatorët është përzgjedhur për t’u zhvilluar në Kalanë e Rozafës në Shkodër mendohet të jetë më madhështor se ai i zhvilluar në amfiteatrin e Butrintit vitin e kaluar, ku do të ofrohen surpriza të shumta.Ndërkohë që 25 vajzat finaliste do të shpallen pas përfundimit të fazës së dytë të seleksionimit në ditët e fundit të muajit mars./tvklan.al






Të ngjashme