Mister shkaqet e vdekjes së financierit
Vdekja misterioze e financierit amerikan Jeffrey Epstein ka ngjallur reagime të shumta në mediat ndërkombëtare.
Mjaft ekspertë shprehen se edhe më herët Epstein ka shfaqur përpjekjet e tij për të vrarë veten. Jeffrey ishte gjetur disa javë më parë në një gjendje shoku dhe me lëndime në qafë.
Sipas asaj që raporton BBC, dëmtimet e Epsteinit mund të jenë vetëshkaktuar duke tentuar vetëvrasjen ose janë shkaktuar nga të tjerë që mund të kenë ushtruar dhunë ndaj tij.
Ai u gjet i vdekur në qeli në një burg në Manhatan. Jeffery Epstein ishte arrestuar që në datën 6 Korrik pasi akuzohej për prostitucion e trafik femrash të mitura.
Ndër të tjera mbi Epstein rëndojnë edhe akuzat se ai paguante vajza nën moshën 18 vjeç për të kryer akte seksuale në pallatet e tij në Manhattan dhe Florida midis viteve 2002 dhe 2005.
Financieri me origjinë nga Brooklyn bëri emër në bankën e investimeve “Bear Stearns” përpara se të hapte firmën e tij në vitin 1982, duke administruar para për klientët me pasuri më të mëdha se 1 miliardë Dollarë.
Klan Plus