Misteret e vila tek “Ura Vajgurore ” (7 Shkurt 1999)


Misteret e vila tek “Ura Vajgurore ” (7 Shkurt 1999)

15:15 07/02/1999

Akoma mister mbi hetimet e ngjarjes të vilës së shkatërruar në Urën Vajgurore, ku ka ndodhur një nga tragjeditë e vitit 1997. Dhjetëra të vrarë ndër të cilët pesë ishin efektivë të policisë. Luftë mes banorëve të vilës dhe njerëzve të tyre me grupe të tjera beratase. Hasmëritë e vjetra dhe konfliktet e reja kanë vënë përballë tyre banorët e qytezës së vogël. Betejë ku janë përdorur të gjitha llojet e armëve që nga kallashët e deri tek antitanket dhe blindat.

Periudha e nxehtë e fushatës elektorale të vitit 1997, ndikoi në larjen e hesapeve të vjetra. Por dhe uniformat blu ishin viktimat e para ku 5 policët e vrarë brenda vilës së shkatërruar ishin disa prej tyre. Ngjarja e rëndë pat implikuar dhe efektivët e atëhershëm të policisë.

Komisari i Kuçovës, Sokol Koçiu pasi kishte nisur hetimet arrestoi krerët e policisë të cilët patën ndihmuar palët e ndryshme në konfliktin para vilës. Hetimet përveçse nuk kanë nxjerrë shkaqet dhe autorët kanë mbërritur në pikën zero duke liruar edhe ato pak të arrestuar protagoniste të betejes në këtë qytezë.

Ndërsa shkaqet e vërteta të betejës më të përgjakur të vitit të tmerrshëm nuk janë zbuluar akoma, pamjet e vilës së shkatërruar e cila nuk ka ndryshuar që nga dita e betejës janë dëshmitare të makabritetit që vazhdon akoma të ngjallë frikë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme