Misteri i anijes “Çelepia 2”
Shtohet misteri i vendndodhjes se dy marinarëve shqiptarë, të cilët janë marrë peng nga kolegu i tyre egjiptian, Adel Mohamed Salam, në bordin e peshkarexhës “Çelepia 2”.
Në komunikimet e shpeshta që ka patur me pronarin e peshkarexhës, Salam fillimisht ka kërkuar 70 mijë euro, në rast të kundërt do të fundoste anijen.
Ndërsa në një tjetër komunikim, ai i ka thënë pronarit Florian Çelepia, se e ka shitur anijen për 100 mijë euro tek trafikantët e klandestinëve. Ndërkohë që dy marinarët, Luan Mema dhe Dhimitër Mala do të ktheheshin në Shqipëri.
Ky komunikim është i dy ditëve më parë.
Të gjitha këto komunikime janë në në dispozicion të policisë dhe prokurorisë, por ende nuk është bërë lokalizimi i anijes, për shkak se është fikur apartura e blue box -it.
“Çelepia 2” u largua nga Porti i Durrësit më 18 Korrik. Katër ditë më vonë, autoritetet portuale e shpallën të zhdukur, pasi humbën kontaktet me të.
Prej 22 Qershorit nuk dihet asgjë mbi fatin e saj dhe të marinarëve.
Tv Klan