Misteri i djalit që nuk rritet
Kur ishte vetëm 18 muajsh, Cohen Yau ndaloi së rrituri.
Tashmë 6 vjeç, ai është vetëm 89 centimetra i gjatë, 25 centimetra më i vogël se moshatarët e tij dhe është i detyruar të veshë rroba për fëmijë 2 – vjeç. Siç shkruan britanikja “The Sun”, Cohen lindi me peshë normale, por refuzonte të hante dhe mjekët menduan fillimisht se kishte probleme me tretjen. Kur nëna e tij Kate ia doli që ta ushqente, i vogli shkoi në shtëpi, megjithatë mjekët u alarmuan sërish kur dalluan se pasi mbushi 18 muaj, ai nisi të mos rritej më. Çdo test i realizuar, ai i skeletit, homorneve e geneve, dolën të gjitha në rregull, por Cohen shkoi në klasë të parë 3 herë e gjysmë më i vogël se bashkëmoshatarët e tij. Në Janar të këtij viti, prindërit e nënshtruan në një trajtim me hormone sintetike rritjeje tepër të fortë. Ai injektohej dy herë në ditë meIncelux.
Ky ilaç i pa testuar që i shtoi Cohen 2 centimetra gjatësi, por ai kishte efekte anësore, si rrjedhje të vazhdueshme gjaku nga hundët. Ai i është nënshtruar me qindra testeve, por mjekët nuk kanë arritur ende ta diagostikojnë Cohen./tvklan.al