Misteri i portokallit që u kthye në lejla


Misteri i portokallit që u kthye në lejla

12:24 26/09/2018

Çfarë mund të shkaktojë ngjyrën lejla të një portokall i freskët?

Autoritetet australiane të shëndetësisë thonë se kanë zgjidhur një mister që ndezi shumë spekulime më herët gjatë këtij muaji.

Filloi kur një grua, Neti Moffit, kërkoi që të zhvillohej një hetim për të zbuluar përse një portokall, që ishte ngrënë pjesërisht nga djali i saj më vonë ndryshoi ngjyrën.

Shkencëtarët tashmë kanë zbuluar se ishte për shkak të një reagimi të natyrshëm te frutat pasi ata priten me thikë të mprehur. Portokalli nuk përbënte rrezik për shëndetin, shtuan ata.

Stewart Carswell, kimist në Queensland, tha se “teste të shumta” u zhvilluan për të përcaktuar shkakun e ndryshimit të ngjyrës. Rezultatet zbuluan se anthocyanins, një antioksidant që gjenden në portokall, kishte reaguar nga grimcat e hekurit nga thika e sapomprehur, tha ai.

Portokalli u kthye në ngjyrë vjollcë dikur pasi djali dy vjeçar i Moffitt kishte ngrënë disa feta. Moffitt tha për BBC se ishte e lumtur që misteri ishte zgjidhur./tvklan.al 





Të ngjashme