Misteri i urdhër-arrestit për Klemend Balilin, autoritet shqiptare nisin letër porosi drejtësisë greke
Autoritetet shqiptare u kanë nisur një letër – porosi homologëve grekë, që t’u vihen në dispozicion hetimet e kryera për Kelmend Balilin dhe shqiptarët e tjerë të përshirë në trafikun e drogës.
Mësohet se letër porosia ka mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë në datën 11 Maj dhe nuk sqarohet nëse këto shkresa i janë përcjellë palës greke.
Në këtë letër – porosi, Prokuroia kërkon informacion të detajuar mbi aktivitetin e Klemend Balili, i cili nga mediat helene është cilësuar si “eskobari” i Ballkanit. Sqarohet se është kërkuar e gjithë dosja, duke përfshirë këtu edhe përgjimet telefonike të Balilit dhe pjestarëve të tjerë të grupit.
Për 44 – vjeçarin, në muajin Mars është nisur një hetim pas dyshimeve se ai mund të ishte i përfshirë një rrjet trafiku të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas Europës.
Por në 2 muaj hetim nuk është përftuar asnjë element, që të shërbejë si indicie për të lëshuar një urdhër – arresti për të.
Gjithashtu sqarohet se për të ende nuk as një urdhër – ndalimi ndërkombëtar.
Tv Klan