
Misteri i vdekjes së studentit, çfarë ndodh në burgjet e Koresë së Veriut
Studenti amerikan Otto Warmbier vdiq nga dëmtime të rënda në tru, duke sjellë për botën një vështrim të freskët ndaj tmerreve brutale të Koresë së Veriut.
Rrahjet, përdhunimet, uria dhe ekzekutimet publike janë një realitet i përditshëm për mijëra koreano veriorë, sipas dëshmive ndër vite. Vdekja e studentit amerikan ka bërë që bota të kthejë sytë nga kampet brutale të torturave, nën regjimin e Kim Jong Un. Studenti 22-vjeçar ndërroi jetë nga disa dëmtime misterioze që iu bënë trurit të tij, ndërkohë që ishte i burgosur në shtetin e izoluar të Koresë. Dhuna barbare që u ushtrua mbi të riun i kushtoi atij jetën, vetëm 6 ditë pasi u lirua nga Koreja e Veriut. Ai ishte kthyer te prindërit e tij në një gjendje kome, pas 17 muajsh paraburgim.
"humbje masive të indeve të trurit në të gjitha pjesët e tij"
, si edhe mungesë oksigjeni për një periudhë të zgjatur.

Ajo tregonte se ishte zhytur e tëra në ujë të ftohtë dhe kishte ndenjur ashtu për orë të tëra”
- shkruan në një raport të sajin OKB.“Vetëm nëse qëndronte në majat e gishtave hunda e saj mund që të dilte mbi nivelin e ujit. Ajo mezi merrte frymë. Ishte e mbërthyer nga paniku, nga frika se mund të mbytej”.
A mundet që kjo dëshmi të shpjegojë mungesën e oksigjenit që dëmtoi kaq rëndë trurin e Warmbier?
Ndoshta, por mjekët thanë që nuk kanë gjetur ndonjë element që vërteton se është ky rasti.
viktimat futeshin në një kafaz për disa orë në mënyrë që qarkullimi i gjakut të ndalonte dhe pjesët e tjera të trupit të enjteshin”.
“Lëkura e viktimës kthehej në një ngjyrë kafe ndryshku dhe pasi lirohej nga kafazi, gjymtyrët papritur ktheheshin në normalitet, gjë që u shkaktonte atyre një dhimbje të tmerrshme”



Warmbier udhëtoi drejt Koresë së Veriut për një turne pesë ditor për Vitin e Ri, të organizuar nga Young Pioneer Tours. Dhjetë shtetas të tjerë amerikanë ishin në grupin e tij të turneut. Gjatë qëndrimit në një hotel në Penian, Warmbier thuhet se vodhi një shenjë propagandistike nga një kat i stafit të hotelit. Në poster shkruhej: "Ne ecim përpara me patriotizmin e Kim Jong-il!". Dëmtimi i sendeve të tilla me emrin ose imazhin e një udhëheqësi të Koresë së Veriut konsiderohet si një krim i rëndë nga qeveria.
Burimi: DailyMail Shqipëroi: tvklan.al