Mit’hat Havari, intervistë (23 Qershor 1999)
Intervistë me Drejtorin e Drejtorisë së Policisë Tiranës, zotin Mit’hat Havari.
Mit’hat Havari: Rreth orës 14 aty ishte një larje hesapesh midis bandash, midis njerëzve që kanë kryer vepra të rënda penale, qoftë ata që vdiqën, qoftë ata që janë gjallë, njëri prej tyre është autor vrasje, dënuar një herë edhe për armëmbajtje pa leje, pra elemente negative. Policia ka shkuar pas pesë minutash, makina ishte vërtet e blinduar dhe ata gjetën vdekjen në vend. Policia ka shkuar në sekondë, i gjithë forcat e policisë së kryeqytetit të drejtuar prej meje dhe gjithë stafi im kemi qënë atje në sekondë dhe përveç vendngjarjes që u bllokua dhe u bënë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, pas gjysëm ore u kapën dhe autorët e mundshëm që kanë kryer veprime të rënda.
Gazetari: Ky është rasti i katërt që ndodh në Tiranë në ditë që bëjnë atentate të tilla. Kjo mos tregon një rritje të kriminalitetit dhe çfarë masash të tjera po merr Policia e Tiranës për këtë problem?
Mit’hat Havari: Ndoshta jo rritet kurba e kriminalitetit, por ndoshta kriza në të cilën ndodhet sot krimi, sepse nuk shef dot mundësi më për të vjedhur, për të grabitur, dhe ata u kanë hyrë vetëm një gjë për të zhdukur njëri -tjetrin. Në fakt ofensiva e tyre është drejt saj, drejt ekzekutimit një larje hesapesh. Por do thoja që ashtu siç është rasti i veçantë siç thatë kanë ndodhur tre katër raste dhe po them të katër rastet Policia i ka ezauruar, i ka arrestuar, i ka futur në burg. Krimi e kupton që ai mund të veprojë, ndërkohë shteti godet i arreston, pra në dy rastet shteti është i fituar, ata eleminojnë njëri -tjetrin, ndërkohë të tjerët futen në burg gjenden para drejtësisë. Mirë është që të mos ndodhin, mirë është që vërtet të parandalohet totalisht krimi që ai mos guxojë të ngrejë doreë sepse e di që përfundon në pranga, por kjo do vijë gradualisht duke u forcuar e një ditë probleme të tilla do të jenë më të vogla.
Gazetari: Këtë goditje që siç thoni ju ja keni dhënë krimit a është ezauruar edhe kjo goditje nga ana e drejtësisë?
Mit’hat Havari: Pa diskutim po, neve, bile mua më vjen mirë, unë kam marrëdhënie shumë të mira apo ne më saktë kemi marrëdhënie shumë të mira qoftë me organet e Prokurorisë, qoftë me organet e drejtësisë, gjëra të vogla edhe mund të ketë ./tvklan.al