Mit’hat Havari, nis punën si drejtori i ri i Policisë Ndërtimore – (4 Nëntor 2000)


Mit’hat Havari, nis punën si drejtori i ri i Policisë Ndërtimore – (4 Nëntor 2000)

22:42 04/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kështu e gjetëm sot drejtorin e policisë ndërtimore zotin Mit’hat Havari, tek kontaktonte me vartësit e tij. Tre numra telefoni, dy për degën e Tiranës dhe një numër të drejtorisë së përgjithshme, janë vënë në dispozicion të banorëve kryeqytetas për të denoncuar çdo rast të ndërtimeve pa leje.

Mit’hat Havari, Drejtori i Policisë Ndërtimore:- “Ishte shumë e domosdoshme, që unë të vendosja në funksion të popullit, numra telefoni që ata të telefonojnë dhe grupet e gatshme, që janë në dispozicion të tyre, për të ndërhyrë atje ku ka ndërtime të paligjshme”.

Gjithashtu që nga kjo e shtunë, në dikasterin që drejton zoti Havari është vendosur që të punohet nga ora 8 deri në orën 13 edhe të shtunave. Kjo gjë u vendos për të ndaluar ndërtimet pa leje, që në të shumtën e rasteve, fillonin ditëve të shtuna e të diela./tvklan.al






Të ngjashme