Miting paqësor për Kosovën – (2 Prill 1999)


Miting paqësor për Kosovën – (2 Prill 1999)

21:46 02/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Jo zjarre lufte në kullat kosovare, por qirinj të ndezur në kryeqytetin shqiptar në përkujtim të shpirtrave të vrarë. Sllogani “Një qiri një shpirt”, ka mbledhur sot artistë, intelektualë, pedagog, gazetar përpara Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Një aktivitet ky i iniciuar nga drejtori i pallatit të kulturës Shkëlqim Daja.

Ndal genocidit serbomadh është e vetmja parrullë e shkruar vendosur në hyrje të qendrës, sepse është konceptuar si një tubim paqësor. Vetëm heshtje për të vrarët. Nën tingujt simfonik e ngushëllues të një violinçeli është recituar një poezi kushtuar Kosovës dhe të gjithë bashkë me qirinj të ndezur kanë qëndruar në zi.

Edhe shoqata mbarëkombëtare e artistëve të teatrit merr një nismë për të kontribuar sadopak. Ndaj sot heshtja në vetvete kishte thirrje. Qirinjt e ndezur jo vetëm për të vrarët por për të ndezur dashurinë dhe shpresën./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme