Mitingu i Partisë Demokratike (11 Dhjetor 1999)
Pranvera e vitit 2000, pranvera e zgjedhjeve të reja. Kështu kanë deklaruar sot demokratët në Sheshin “Skënderbej”, të cilët kanë festuar 9 vjetorin e pluralizmit dhe themelimit të Partisë Demokratike. Le të zotohemi tha lideri demokrat Sali Berisha se pranvera e ardhshme do të jetë pranvera e demokracisë, t’ju kthejë shqiptarëve lirinë e humbur. 9 vjet më parë vijoji Berisha, studentët e udhëhequr nga Hajdari rikthyen Shqipërinë në rrugën e demokracisë, në rrugën e dinjitetit njerëzor.
Ne vijoi ai jemi të vendosur siç ishim atëherë për të vazhduar rrugën tonë më të fuqishme me idealet e Azem Hajdarit dhe Arben Brocit. Demokratët e tjerë në fjalimet e tyre theksuan se PD është e vendosur kundër krimit, kontrabandës, korrupsionit të qeveritarëve dhe trafiqeve të paligjshme. Mitingu është përshkruar nga thirrjet e simpatizantëve demokratë : “Poshtë komunizmi”, “Azemi është i gjallë”, “Duam zgjedhje të reja”, “Berisha President”, e të tjerë./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego