Mitingu i Partisë Demokratike (22 Mars 1999)
Ashtu si çdo miting që fillon në sfondin e këngës kushtuar liderit Hajdari, sot ky miting ka filluar me një minutë heshtje në përkujtim të tij. Dita e 22 Marsit përveçse dita e fitores së shtatë viteve më parë nga demokratët ajo është konsideruar si dita e rilindjes së dytë kombëtare.
Në miting është protestuar dhe janë hedhur parrulla kundër Qeverisë ku alternativa e vetme e Aleancës për Shtetin tha Jozefina Topalli është vetë pafajësia që i jepet Zani Çaushit . Ndërsa lideri Berisha i fton të gjithë të zhgënjyerit në lëvizjen e fuqishme të shekullit të ri.
22 Marsi për Berishën është thirrja dhe ftesa e çdo shqiptari tek e ardhmja.Alternativa e Partisë Demokratike është ajo e pajtimit kombëtar dhe zhvillimi i politikës së mirëkuptimit. Thirrjet e simpatizantëve kërkonin gjetjen e vrasësve të Azem Hajdarit si dhe thirrje për zgjedhje të reja.
Më tej protestuesit kanë vazhduar rrugën përgjatë sheshit duke ndaluar para Kryeministrisë të rrethuar me masa të rrepta sigurie. Duke hedhur parrulla poshtë qeveria dhe gjetja e vrasësve të Hajdarit. Kështu u mbyll orët e kësaj mbrëmjeje të shënuar me idenë e daljes sërish në shesh në datën 28 Mars./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti