Mitingu i Partisë Demokratike dhe thirrja për gjetjen e vrasësve të Hajdarit (12 Mars 1999)
Shpirti i Azem Hajdarit na thërret të jemi të bashkuar të gjithë shqiptarët jo për t’u hakmarrë por për të shpëtuar Shqipërinë me zgjedhje të reja. Kjo ka qënë thirrja e liderit demokrat Berisha në mitingun e zhvilluar sot në “Sheshin Skënderbej” në përkujtim të 6 mujorit të vrasjes së deputetit Hajdari.
Liderë të Partisë Demokratike e të Grupimit Bashkimi për Demokraci i kanë kërkuar Qeverisë gjetjen e vrasësve të deputetit Hajdari. Sheshi sot kërkon drejtësi për studentin e Dhjetorit u shpreh Nënkryetari demokrat Pollo. Ata që vranë Hajdarin tha Berisha e kanë shndërruar Shqipërinë në protektorat të krimit të tyre, e kanë shndërruar atë në spitalin e dhimbjeve. Le të zotohemi në këtë shesh të lirisë vazhdoi ai, se do të shpëtojmë shqiptarët nga klanet monstruoze.
“Azem ti je gjallë, poshtë qeveria, duam zgjedhje të reja dhe Berisha predisent “, kanë qënë këto që kanë pushtuar mitingun e sotëm. Pjesëmarrësit në tubim kanë protestuar edhe përpara Kryeministrisë e më pas janë shpërndarë pa shënuar ndonjë incident.
Gazetare : Ornela Bego