Mitingu i PD në shesh – (4 Nëntor 1999)


Mitingu i PD në shesh – (4 Nëntor 1999)

10:05 04/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Jo Qeverisë Meta. Partia Demokratike ka zhvilluar sot pasdite mitingun e dytë në sheshin “Skënderbej”, ashtu siç kishte deklaruar më parë. Lideri demokrat Sali Berisha ka mbledhur në shesh anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij në të njëjtën kohë kur kryeministri i ri Ilir Meta ka paraqitur në parlamentin shqiptar programin e qeverisë së tij.

Në mitingun e radhës kanë marrë pjesë edhe disa lider të partive për Bashkimin për Demokraci si Selfo, Bushati, Starova, Basha, por nuk janë parë në tribunë të moderuarit e PD, si Pollo, Vejsiu, Xhaferri, Shehu etj. Ndër parrullat më kryesore të brohoritur nga pjesmarrësit në mitingun e PD, kanë qenë “Qeveria Meta, qeveri e korruptuar”, “Zgjedhje të reja”, “Azemi është gjallë”etj.

Kanë marrë fjalën në miting Ridvan Bode, Hysen Selfo, Jozefina Topalli, pas të cilëve ka folur lideri demokrat Berisha i cili edhe një herë ka kërkuar zgjedhje të reja dhe ka akuzuar Qeverinë e Metës si të korruptuar./tvklan.al






Të ngjashme