Mitingu për Kosovën ” Një komb një qëndrim ” (5 Shkurt 1999)
Fëmijët shqiptarë dhe kosovarë kanë populluar sheshin qëndror të Tiranës ndërsa në shkallët tribune para Teatrit të Operas edhe pse nuk kanë folur njerëzit e politikës, iniciatorë të këtij mitingu dorë për dorë me njëri- tjetrin kanë përcjellë mesazhet e unifikimit. Për takimin e Rambujesë flasin deputetët Ndre Legisi, Fatos Beja, Fatmir Mediu si dhe fëmijët kosovarë që jetojnë në Shqipëri.
Ndre Legisi u shpreh se ne të gjithë shpresojme që ky takim do t’i shërbejë zgjidhjes përfundimtare të çeshtjes sonë kombëtare . Për Fatos Bejën gjithë shqiptarët për problemin kombëtar do të bashkohen, janë të gjithë bashkë, janë të gjithë një, janë të gjithë shqiptarë. Ndërsa Fatmir Mediu u shpreh se shpreson që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar si sot. /tvklan.al