09:22 16/01/2014Një këshilltar i njësisë vendore të Mitrovicës veriore është qëlluar për vdekje me armë nga persona të paidentifikuar, në orët e para të mëngjesit.Viktima është Dimitrije Janiçijeviç.Ai humbi jetën në një atentat përpara banesës së tij.Mjekët konfirmuan se ai u dërgua i vdekur në spital.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e autorit.Janiçijeviç ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore në zgjedhjet e fundit lokale nga Partia e Pavarur Liberale.35-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve.Redaksia/E.Gjoni