Mitsotakis shpall emrat e qeverisë së re


Mitsotakis shpall emrat e qeverisë së re

22:42 08/07/2019

Kyriakos Mitsotakis publikoi anëtarët e rinj të kabinetit. Bie në sy emërimi i Nikos Dendiasit, në postin e Ministrit të Jashtëm, një prej figurave më të shquara të Demokracisë së Re. Ai ka drejtuar Ministrinë e Rendit dhe më pas të Mbrojtjes në qeverinë e Andonis Samaras gjatë viteve 2012-2015.

Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së qytetarit, që është bashkuar me Ministrinë e Emigracionit do të jetë Mihalis Chrysohoidis, i cili ka shërbyer në gjithë qeveritë e PASOK-ut pas vitit 2000. Ministër i Mbrojtjes do të jetë Nikos Panagiotopoulos. Kabineti i ri do të ketë 17 ministri.

Këtë të hënë, pa kaluar 12 orë nga mbyllja e numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të së dielës, Mitsotakis mori mandatin për formimin e qeverisë tek presidenti Prokopis Pavlopulos, ndërsa mori në dorëzim edhe zyrën e kryeministrit nga Aleksis Cipras.

Qeveria e re betohet të martën në mesditë dhe mbledhja e parë e kabinetit të ri do të zhvillohet të mërkurën.

Analistët thonë megjithatë se Mitsotakis do të ketë një fillim të vështirë për të mbajtur premtimet. Qeveria e re do të ketë një periudhë të shkurtër tolerance për të prodhuar rezultate dhe do të trajtohet në mënyrë më rigoroze sesa pararendëset.

Sfidat nisin me koncensionet 99-vjeçare të pronave shtetërore të dhëna nga Cipras, si pjesë të paketave anti-krizë, fondet e cunguara për investime, e deri tek marrëdhëniet me fqinjët, mosmarrëveshjet për zonat ekskluzive ekonomike kryesisht me Turqinë në detin Egje.

Tv Klan






Të ngjashme