“Miu Miu” prezanton koleksionet në Paris
Në sallën e mbushur me yje botëror shtëpia e modës “Miu Miu” prezantoi koleksionet e saj në Paris.
Stilistët italianë treguan se janë shumë të aftë për të tërhequr afër markës së tyre emrat e njohur të modës si Kaia Gerber, Naomi Campbell, Adriana Lima dhe Adwoa Aboah.
Edhe pse sjellin më të mirën për vitin e ardhshëm sërish frymëzimin e gjejnë tek e shkuara. Moda e viteve ’90 ka dominuar dhe në këtë koleksion. Ku nuk kanë munguar ngjyrat dhe fustane me copat e lehta.
Pjesa më e madhe e modeleve kishin veshur këmisha por shumë sportive dhe pantallonat e shkurtra për një sezon të nxehtë nuk mungonin.
Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte aktorja e njohur Uma Thurman. 48-vjeçarja mbylli shfaqjen me një buzëqeshje në fytyrë.
Klan Plus