Mjafton të keni në shtëpi këto dy produkte dhe lamtumirë djegies nga dielli
Keni qëndruar me orë të tëra në diell dhe lëkura juaj është djegur nga rrezet e diellit? Mos u shqetësoni nëse keni në shtëpi këto dy produkte dhimbjet tuja dhe lëkura e skuqur do iu shërohet brenda disa orëve.
Kos dhe aloe vera janë dy përbërësit që do largojnë menjëherë skuqjen e lëkurës suaj .
Kosi bën mrekullia për shkak të vitaminave që ka, të cilat do të ndihmojnë të shërojnë lëkurën e djegur.
Merrini disa lugë kos, hidheni në një tas dhe më pas shtoni një lugë aloe vera, përziejini deri sa të bëhet një masë kompakte dhe më pas vendoseni në pjesët e trupit që ju janë djegur.
Pasi ta lini që të veprojë për disa minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë./tvklan.al