Mjekësia Ligjore: Kudret Kume vdiq nga dhuna


Mjekësia Ligjore: Kudret Kume vdiq nga dhuna

15:56 05/04/2014

KareliMjekësia Ligjore ka dorëzuar në Prokurori raportin e autopsisë së bërë në trupin e Kudret Kumes, 42 –vjeçarit që u gjet i vrarë në burgun e Nigritas, në Greqi.

Sipas autopsisë, shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar me sende të forta. Në raport thuhet se Kudret Kumes, që në Greqi njihej me emrin Ilia Kareli, i ishte thyer kafka, kraharori, disa brinjë si dhe i mungonte zemra.

Kumes i është bërë autopsia edhe në Greqi dhe vetë mjekët ligjorë shqiptarë thanë se gjatë këtij procesi viktimave u hiqen organe të trupit për nevoja të ekspertimit. Ky fakt duket se shpjegon edhe mungesën e zemrës, por gjithcka mbetet per t’u sqaruar nga hetimet.

Prokuroria e Fierit nisi pak ditë më parë hetimet për vrasje. Ndërkohë që hetime po zhvillohen edhe Prokuroria greke, e cila ka akuzuar drejtorin e Burgut të Nigritas dhe disa gardianë për torturim me pasojë vdekjen.






Të ngjashme