Mjekësia nën presion: Para për një raport, ose grushta nëse i refuzon
Emisioni “STOP” trajton problematikat me bluzat e bardha.
Në poliklinikën numër 10, një qytetare merr lehtësisht një raport mjekësor për 10 mijë lekë të vjetra, madje ajo vulos edhe një tjetër raport për një qytetar, që ndodhej aty. Ndërsa në rastin e dytë, mjeku i maternitetit të ri, Arjan Alikaj është goditur nga bashkëshorti i një gruaje me motivin e vetëm se nuk pranoi të merrte para për një eko. Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” sjell me zë dhe figurë se një raport mjeko-ligjor në poliklinikë merret fare lehtë, mjafton të paguash shumën prej 1000 lekësh të reja. Qytetarja – Mundem? Si je? Infermierja -Mirë! Urdhëro! Ça bone?
Qytetarja – Më duhet një kshu.., raport mjeko-ligjor, që jam e aftë për punë. Infermierja –Për vete?
Qytetarja – Po! Më duket se ti më ke ndihmuar njëherë. Infermierja -Po e mbaj mend. Unë thashë pse ke ardh?
Qytetarja – E më … se më duhet ngaqë kam ndryshuar punë edhe … Infermierja -Kartën e identitetit?
Qytetarja – E kam. Infermierja -Ti e di sa lekë ta kam bërë unë?
Qytetarja – Po, po! Dhjetë (mijë lekë të vjetra) më duket. Infermierja –Ouu ... lekët, se harrova.
Qytetarja – Të t’i jap ty? Infermierja –Po! Bëj një xhiro … edhe shkoj unë.
Pas 10 minutash. Infermierja –Fute dorën në xhep se ma ka fut në xhep.
Qytetarja – Këtu? Infermierja -Po!
Qytetarja – Ku e ke mi? Hë? Infermierja –Fute në xhep!(raportin)
Qytetarja – E mi mirë se s’ka njeri këtu. Infermierja –Ta ka bo sikur ke dalë sot?
Qytetarja – Pse, si është rregulli i kësaj (marrjes së raportit)? Infermierja –Ke dalë sot mi, e ke të freskët.
Qytetarja – Që kam dalë (në komision)? Infermierja -Vendosja pak vulën! (qytetarit tjetër)
Qytetarja – Këtu? Urdhëro! Kaq! (Qytetarja vendos vulën tek receta) Infermierja -Po!
Infermierja –I kanë rrit, ma bëri njëra me 10 (mijë lekë të vjetra).
Qytetarja – Pse, me sa i kanë bërë? Infermierja -Me 12 (mijë lekë të vjetra).
Qytetarja – S’ke ça bën, do ta marrësh. Infermierja -Jo, do ta marrësh
. Qytetarja – Mirupafshim! Infermierja -Të ectë mbarë!
Qytetarja - Faleminderit shumë! Infermierja e poliklinikës numër 10 plotësoi raportin mjeko-ligjor, pa e ekzaminuar fare qytetaren dhe si të mos mjaftonte kjo i kërkoi të vendoste vulën për raportin mjeko-ligjor të një qytetari tjetër, pasi i kishte duart të zëna. Por në mjekësi ndodhin edhe situata absurde, ku mjeku dhunohet sepse nuk pranon të marrë lekë nën dorë. Kjo i ka ndodhur Arjan Alikajt, mjek në maternitetin e ri, i cili pasi i kreu ekon gruas shtatzënë nuk pranoi të merrte para prej saj, por ajo u ankua të bashkëshorti se mjeku e kishte shtyrë, duke e lënduar. Kaq mjaftoi që bashkëshorti i saj të dhunonte mjekun Alikaj. Ndaj kamera e emisionit “STOP” ka shkuar për të konfirmuar rastin në fjalë nga punonjësit e maternitetit të ri. Qytetarja – Desha të pyesja çikë për këtë, doktor Arjanin? Sanitarja –Kë Arjan?
Qytetarja – Arjan Alikaj? A është këtu? Sanitarja –Po ai është, po merre në telefon, po nuk është këtu.
Qytetarja – Po, jo pra, se mora vesh që e kishin rraf, i kishte ndodhur një incident, prandaj. Po pse e kanë rraf? Sanitarja –Se nuk i mori lekët. Ai s’i mori lekët edhe i tha: ”Ec o grua, se unë s’marr (lekë). Po i bënte eko. Ec o grua se unë nuk marr (lekë).
Qytetarja – I tha gruas? Sanitarja –I tha gruas. Ia futi prapë me zor (lekët) dhe ky e kapi kështu, i tha: "ik, se unë nuk i marr.” Kjo vajti i tha burrit tek dhoma, se ishte e shtruar, që më shtyu doktori. Po debile, keq t’ia marrësh...
Qytetarja – Po si është tani? Sanitarja –Jo moj, mirë është.
Qytetarja – Më fal, doktor Arjani është? Se mora vesh që kishte ndodhur një kështu (incident) Infermierja -Po, po!
Qytetarja – Mirë është tani? Infermierja –Mirë, mirë.
Por drejtori i maternitetit të ri, si dhe gjithë stafi drejtues nuk e kanë denoncuar dhunën që është ushtruar ndaj punonjësit brenda institucionit./ tvklan.al