Mjekët ndajnë binjaket 10 – muajsh të bashkuara në kokë


Mjekët ndajnë binjaket 10 – muajsh të bashkuara në kokë

13:25 15/06/2017

Një ekip mjekësh kanë ndarë me sukses dy binjake të cilat kishin lindur të ngjitura në kokë. Mjekët qëndruan 11 orë në sallën e operacionit në një spital të fëmijëve në Filadelfia.

Dy binjaket Erin dhe Abby Delaney, nga Kalifornia e Veriut, janë nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe çdo gjë po shkon sipas parashikimeve.

“Ndarja e binjakeve të bashkuara është një operacion shumë kompleks i ndjekur komplikacione që mund të shfaqen rrugës, por ne jemi shumë shpresëdhënës për një rezultat pozitiv”,

tha Dr. Jesse Taylor në një njoftim për shtyp.

Doktori por dhe stafi i tij, kanë marrë pjesë dhe në shumë operacione të binjakëve të ngjitur, por ky i foshnjave të bashkuara në koka ka qenë i pari./tvklan.al

 






Të ngjashme