Mjekët në Shkodër/ Apeli lë në fuqi vendimin e mëparshëm, lihen të lirë
Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për mjekët dhe infermierët e Spitalit Rajonal.
“Detyrim paraqitje”
u vendos për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela, ish-drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi, kurse mjeku Luan Dragusha u la i lirë, pasi ndaj tij nuk kishte masë sigurie që në vendimin e Shkallës së Parë.
Gjithashtu të lirë u lanë edhe katër punonjësit e administratës. I vetmi që vazhdon në kërkim është mjeku Edi Smajlaj.
Ata u akuzuan fillimisht nga Prokuroria për abuzime lidhur me stendat tek koronarografia, por me pas Gjykata i la të lirë, vendim të cilin e dha edhe Gjykata e Apelit në Shkodër./abcnews