Mjekët nisin punën duke protestuar


Mjekët nisin punën duke protestuar

09:11 25/02/2019

Mjekët e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës, protestuan mëngjesin e sotëm kundër dhunës se ushtruar ndaj një kolegu të tyre, dy ditë më parë. Ata e cilësojnë një fenomen të turpshmëm dhe kërkuan që të dënohet dhuna ndaj bluzave të bardha.

Të shtunën, mjeku i urgjencës Gerald Kola u godit me mjete të forta në kokë, teksa përpiqej të ndante dy të dehurit, që po ziheshin në ambientet e Urgjencës. Mjekët durrsakë kërkuan vëmendjen e strukturave përkatëse, për t’u garantuar siguri në ambientet e punës.

/abcnews.al






Të ngjashme