Mjekët shpallin gabimisht të vdekur foshnjen


Mjekët shpallin gabimisht të vdekur foshnjen

12:41 04/12/2017

Dy doktorë u përjashtuan nga puna, pasi kishin shpallur gabimisht të vdekur një fëmijë të porsalindur.

Prindërit, nga Dehli i Indisë zbuluan se foshnja ishte gjallë gjatë kohës që po shkonin në varrimin e tij.

Incidenti nxiti zemërim dhe debat mbi cilësinë e kujdesit shëndetësor privat, i cili shpesh është i kushtueshëm.

Ndërsa zyrtarë nga spitali thanë në një deklaratë se ky veprim strikt është marrë në bazë të diskutimeve me ekspertë.

“Ndërsa hetimi nga grupi i ekspertëve që përfshin ekspertë të jashtëm nga Shoqata Mjekësore Indiane është ende në proces, ne kemi vendosur të ndërpresim shërbimet e dy mjekëve të trajtuar

”, thuhej në një deklaratë.

/tvklan.al






Të ngjashme