Mjekët tregojnë si shpëtuan Sergei dhe Yulia Skripal


Mjekët tregojnë si shpëtuan Sergei dhe Yulia Skripal

23:24 29/05/2018

Stafi spitalor i cili shpëtoi jetën e rusëve të helmuar Sergei dhe Yulia Skripal, thanë se ata nuk prisnin që viktimat e sulmit të mbijetonin. Babë e bijë u gjetën në një stol më 4 Mars në Britani, por stafi që i trajtoi ata në spitalin e Qarkut të Salisbury fillimisht nuk e dinte arsyen pse.

Drejtoresha e infermierisë, Lorna Wilkinson përmendi një momenti kyç kur polici Nick Bailey u pranua me simptoma të ngjashme.

“Ekzistonte një shqetësim i vërtetë se sa e rënduar ishte gjendja”

, tha ajo.

Ajo tha për BBC Two’s Newsnight:

“Nuk dinim nëse bëhej fjalë vetëm për dy pacientë apo ishte një epidemi që do të sillte më shumë viktima”.

Dhe kolegia e saj, Sarah Clark, e cila ishte në detyrë atë natë, shtoi se kishte frikë se stafi i spitalit mund të prekej gjithashtu.

Ajo tha se ata në atë faze nuk kishin marrë masa paraprake shtesë për të mbrojtur veten.

Kur ajo çfarë u kishte ndodhur spiunit rus dhe vajzës së tij filloi të bëhej e qartë, stafi i spitalit tha se nuk kishin shpresa të mëdha se pacientët e tyre do të shpëtonin.

Por pas disa javësh trajtim duke përfshirë këshilla të ekspertëve, Yulia dhe më pas Sergey dolën nga spitali për të vazhduar shërimin e tyre në një adresë që nuk bëhet e ditur./tvklan.al 






Të ngjashme