Mjekët vonuan ndërhyrjen, policia dorëzon materialet për vdekjen e 35 – vjeçares


Mjekët vonuan ndërhyrjen, policia dorëzon materialet për vdekjen e 35 – vjeçares

15:25 17/09/2016

Vdekja e 35 – vjeçares Aida Çajka dhe foshnjes së saj ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes më vonesë nga mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”.

Policia i ka përcjellë Prokurorisë së Tiranës materialet hetimore për dy gjinekologët Helidon Klosi e Dritan Deçka dhe kirurgen Nazmie Cenin, të cilët ishin në shërbim mbrëmjen e së enjtes.

Blutë sqarojnë në referim se, si pasojë e moskryerjes në kohë të shërbimit shëndetësor nga stafi mjekësor Aida Çajka, në muajin e nëntë të shtatzanisë dhe foshnja e saj ndërruan jetë.

Megjithatë përgjesia e këtyre tre mjekëve pritet të konfirmohet pas mbërritjes së raportit mjeko – ligjor.

Ishin familjarët e viktimës që bënë denoncimin për neglizhencë dhe vonesa nga mjekët. Ata thanë se pas dyshimeve për probleme kardiake, mjekët e maternitetit e dërguan 35 – vjeçaren në QSUT.  Këta të fundit dyshuan për ftohje dhe e dërguan në sanatorium.

Ishin mjekët e këtij spitali që përcaktuan hemorragjinë e brendshme.

Sipas tyre, gruaja u fut në operacion rreth orës 05:00 të mëngjesit, pas 6 orësh sorollatje. Gjatë operacionit është nxjerrë fetusi i foshnjes i pajetë ndërsa rreth orës 5:45 minuta ka vdekur edhe nëna.

Pas ndërhyrjes mjekët konstatuan hemoragji të madhe në pjesën e shpretkës. Patologji mjaft e rrallë, sipas mjekëve dhe në 75% të rasteve përfundon në vdekje. Por pavarësisht kësaj, sipas familjarëve, ekipi i mjekëve të maternitetit u vonua në ndërhyrje.

Kjo gjë konfirmohet paraprakisht dhe nga policia, që ka referuar në prokurori materialin për hetime më të thelluara. Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë mohoi që ngjarja të kishte ardhë si nga vonesat apo neglizhenca e mjekëve.

Tv Klan






Të ngjashme