Mjekja: Kemi një ditë të ngarkuar, 6 kolegët tanë janë të dyshuar për Covid-19


Mjekja: Kemi një ditë të ngarkuar, 6 kolegët tanë janë të dyshuar për Covid-19

14:33 10/11/2020

Bruna Shiroka drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore nr.3 Tiranë ka treguar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, se në ambientet e punës ku ajo ndodhet, ka 6 raste të kolegëve të saj të dyshuara për Covid-19 dhe kjo për shkak të ngarkesës epidemiologjike në ambientet e punës.

Mirela Milori: Të gjithë intervistën e ke dhënë me maskë dhe nuk ndërhyra, duhet të mbahen maskat dhe në ambjentet e brendshme me domosdoshmëri?

Bruna Shiroka: Mund të them që sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e ngarkuar, kanë qenë mbi 6 raste të reja të konstatuar me Covid, prandaj jemi të detyruar të mbajmë maskat padiskutim. Vetëm ditën e sotme kanë qenë mbi 6 pacientë të dyshuar me Covid për shkak të simptomave që paraqisnin dhe kjo për shkak të ngarkesës epidemiologjike në ambientin e punës, ku ishin vlerësuar edhe kolegë të tjerë të diagnostikuar me Covid.

Pra është e domosdoshme maska jo vetëm në ambientet e jashtme, por edhe në ambiente si këto tonat, ku ndodhen pacientë të cilët nuk e dinë problematikën e tyre shëndetësore dhe janë një burim i mjaftueshëm për të infektuar personelin i cili sot më shumë se kurrë duhet të jetë në shërbim të pacientëve, ndaj nuk duhet në asnjë moment të ditës të hiqen brenda ambientit të punës. /tvklan.al






Të ngjashme