Mjeku grek i ekspertizës shpjegon vrasjen e pengmarrësit Flamur Pisli (31 Maj 1999)
Mjeku grek i ekspertizës i cili ka vërejtur me kujdes kufomën e 27 vjeçarit grek Jorgos Koloris, i cili sapo është larguar nga Elbasani, ju ka bërë të njohur shefave të tij dhe Qeverisë Greke se pengu Koloris nuk është vrarë nga Policia Shqiptare por nga pengmarrësi nga Mati Flamur Pisli. Ambasadori shqiptar në Athinë Kastriot Robo tha për TV Klan se mjeku grek iu ka bërë të qartë autoriteteve greke se në trupin e kufomës janë gjetur plumba të dalë nga kallashnikovi i pengmarrësit Prisli.
Momentet e ndërhyrjes së Forcave Speciale në zgjidhjen e incidentit në afërsi të Elbasanit neë fshatin Petreshë, ku mbetën të vrarë pengmarrësi Pisli dhe një nga pengjet e tij Koloris, sollën një reagim të fortë tek autoritetet zyrtare greke që sipas tyre ndërhyrja e specialeve të Tiranës ishte e pallogaritur mirë dhe bashkë me pengmarrësin ata vranë dhe grekun Koloris.
Ndërsa autoritetet shqiptare deklaruan se greku Koloris është vrarë nga pengmarresi Pisli dhe vetëm pas kësaj Forcat Speciale qëlluan duke vrarë Flamur Pislin. Ky incident është sqaruar dhe fillimi i një fshese të refugjatëve shqiptarë, është hedhur poshtë nga ambasadori shqiptar Robo, duke thënë se kthime mund të ketë por të refugjatëve pa dokumenta./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj