Mjeku: Kemi më shumë raste në moshën 25-35 vjeç
100-130 teste të shpejta në ditë, në një pikë
Testi i shpejtë, për mjekët epidemiologë është një ndihmë e madhe, sepse e jep përgjigjen për 15 minuta. Gjatë një dite vetëm në një pikë kryhen mbi 100 teste. Mjekët epidemiologë thonë se peshën kryesore e zënë moshat e reja, 25-35 vjeç.
“Ndodhemi në ambulancën Nr.10, ku kryhet edhe testi i shpejtë. Sipas mjekëve epidemiologë, përqindja e pozitivitetit është rritur po ashtu edhe moshat e reja”.
Mjeku epidemiolog Rexhep Muja tregon detajet se si kryhet testi i shpejtë dhe procedurat që duhet të ndjekin qytetarët.
Në Tiranë janë hapur dhjetë pika testimi, ndërsa në të gjithë vendin janë 55 pika të testimit të shpejtë. Deri më tani janë kryer mbi 80,000 teste të shpejta në komunitet. Frika disa qytetarë i shtynë që të kërkojnë të bëjnë testin pa patur simptoma.
Në një kohë që ende nuk ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë, arma e vetme ne kemi në dorë kundër virusit, sipas mjekut Rexhep Muja është ruajtja e distancës dhe përdorimi i maskës.
Klan News