Mjeti përplaset me bordurën, plagoset 38-vjeçarja me dy fëmijët e mitur


Mjeti përplaset me bordurën, plagoset 38-vjeçarja me dy fëmijët e mitur

18:40 10/07/2016

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, rreth orë 17:35 në hyrje të qytetit Gjirokastër, në  vendin e quajtur “Virua “, një automjet tip Honday, me targa ZYY 1595 është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Për pasojë janë  plagosur drejtuesja e mjetit L.B , 38 vjeçe, banuese në Fier, si dhe dy fëmijët e saj K.B, 11 vjeç dhe E.B, 13 vjeçe.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit./tvklan.al






Të ngjashme