Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë “Kurti”
Përplasje të forta në Kuvend mes deputetëve
Me akuza e kundër akuza është karakterizuar seanca e Kuvendit për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
Arben Gashi nga partia inicuese e mocionit të mosbesimit LDK, ka përmendur raportet me SHBA dhe shkarkimin e ministrit të tyre si arsye të inicimit të këtij mocioni.
“Kryeministri ka vendosur të shkel një marrëveshje, marrëveshjen për koalicionin duke shkarkuar Veliun, pa u konsultuar dhe pa ofruar asnjë arsyetim”, tha Gashi.
“Ju edhe mund ta tradhtoni votuesin tuaj i cili jam shumë i bindur që kësaj here s’është me ju. Ju mund edhe ta shtyni përpara një marrëveshje Thaçi-Vuçiç. Por kurrë s’mund të na mposhtini neve”, tha Rexhep Selimi.
“Ky është akt i vetëdorëzimit të kryeministrit pa dallim partiak përballë sfidave që po kalon vendi”, u shpreh Memli Krasniqi.
Kryeministri Albin Kurti ndërkaq ka deklaruar se presidenti ia ka konfirmuar atij se ka një marrëveshje të gatshme Kosovë-Serbi.
“A e dini çka ma përsëriti ai mua tri herë. Hiqe kryeministër taksën shkojmë bashkë në Ëashington e bëjmë marrëveshjen e heqim qafe Serbinë përgjithmonë”.
Ndërkohë pati një përplasje Kurti-Haradinaj rreth tarifës ndaj produkteve serbe.
“Tarifën z. kryeministër e keni heq dhe e keni heq në konferencë për shtyp, nuk keni vënë reciprocitet siç keni paralajmëruar, por reciprociteti ka qenë një mashtrim”, u shpreh Daut Haradinaj.
Shkarkimi i qeverisë Kurti vjen në një kohë pandemie me koronavirusin me të cilën po ballafaqohet Kosova dhe e gjithë bota.
Tv Klan