Mocioni në Parlament për shkarkimin e 3 anëtarëve të KLGJ-së ende nuk është miratuar (23 Prill 2001)
Të enjten pasdite Parlamenti diskutoi mbi mocionin e shkarkimit të 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Bineri, Lamaj e Ngjela. Sipas Komisionit Parlamentar të Ligjeve fjalën e fundit për këtë çeshtje do t’a thotë Gjykata Kushtetuese. Për këtë legalisti Ngjela u shpreh:
“Asnjëri nuk ishte i saktë, ishte apo nuk ishte i bazuar. Pati dy mendime, një mendim të shkojë apo jo në Gjykatën Kushtetuese dhe tjetri të shkonte në Gjykatë Kushtetuese, por mos të shkonte në Parlament. Fitoi ky tjetri, që të shkonte në Gjykatën Kushtetuese pasi të shkonte në Parlament.”
Ndërkohë përpara Parlamentit Guvernatori Cani ka vlerësuar rezultatet e ekonomisë shqiptare gjatë vitit të kaluar./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame