Modelja 23 – vjeçare nxjerr virgjërinë në shitje
Çfarë do të bënit për të mbledhur paratë sa më shpejt për të realizuar dëshirat tuaja? Ka nga ata që i përkushtohen punës.
Por modelja nga Azerbajxhani Mahbuba Mammadzada ka zgjedhur një rrugë që i duket më e lehtë. Ajo vendosi të nxjerrë në ankand virgjërinë e saj. Oferta më e ulët që do të pranohet është plot 100 mijë Euro.
Daily Mail shkruan se njoftimi është postuar në një faqe interneti të veçantë e quajtur “Cinderella Escorts”, ku Miss Mammadzada u regjistrua nën pseudonimin Maria, duke publikuar një video ku shpjegon arsyet për veprimin e saj.
23-vjeçarja tregon dëshirën për të bërë krenare nënën e saj, për t’i blerë asaj një shtëpi, për të vazhduar studimet universitare jashtë vendit dhe për të udhëtuar nëpër botë.
Kush do të ofrojë më shumë për virgjërinë e modeles, do të kalojë një natë me të në një hotel në Gjermani. Sipas agjencisë, Mahbuba Mammadzada e cila jeton dhe punon në Turqi, merr pjesë në shumë shfaqje të modës të markave ndërkombëtare.
Tv Klan