Modelja humb të dyja këmbët nga tamponi
Një modele, e cila humbi këmbën e djathtë pasi u prek nga sindroma e shokut toksik (TSS), të shkaktuar nga tamponi, humbi sëfundmi edhe këmbët tjetër, po për shkak të këtij infeksioni.
29-vjeçarja Lauren Wasser postoi një fotografi të saj krah modeles amerikane Amy Purdy, pas operacionit, ndërsa partnerja e saj Jennifer Rovero tha se fatmirësisht gjithçka kishte shkuar mirë. Aktorja amerikane ra në kontakt me infeksionin në 2012-ën, pasi kishte përdorur një tampon gjatë ciklit. Kjo sëmundje, sipas asaj, që shkruan "The Independent" është e rrallë, por kërcënuese për jetën dhe shkaktohet nga një bakter që futet në trup dhe çliron toksina të dëmshme. Nëse nuk trajtohet në kohë mund të jetë fatale. Wasser nisi fillimisht të vuante nga simptoma si ato të gripit, që kulminuan në një atak në zemër dhe e lanë të renë në jetë me aparatura. Në këtë pikë gangrena nisi t'i konsumonte të dyja këmbët, duke çuar në prerjen e këmbës së djathtë dhe heqjen e prej gishtave të këmbës së majtë. Ndonëse në atë kohë mjekët e këshilluan që t'i hiqte të dyja këmbët, Wasser vendosi që të përpiqej që të shpëtonte të paktën njërën prej tyre. Por në një shkrim për InStyle në Nëntor, modelja zbuloi se kishte vendosur për ta hequr edhe këmbën tjetër."Kam dhimbje të tmerrshme"
, shkruante 29-vjeçarja. Që prej operacionit të parë ajo ka nisur një fushatë sensibilizuese në rrjetet sociale me qëllim parandalimin e prekjes nga TSS, përfshirë rrezikun potencial nga përdorimi i tamponëve./tvklan.al